Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkesë KQZ-së: Përjashtoni kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Lushnjë, është dënuar në Britani për vjedhje


Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së të verifikojë e përjashtojë kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Lushnjë, Elton Banon.

Sipas selisë blu, ka të dhëna se Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.

PD vijon më tej duke thënë se fshehja e të dhënave ka për qëllim pengimin e institucioneve që kryejnë verifikimin.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000. Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.” – thuhet në në kërkesën e PD-së drejtuar KQZ-së.