Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 19-vjeçarit në Durrës, i kapet një thikë pistoletë e disa fishekë


Një 19-vjeçar është është arrestuar në Durrës për armëmbajtje pa leje.

Adoleshenti me iniciale F.C., banues në Sukth u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur një thikë pistoletë e një sasi fishekësh.

Njoftimi

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një thikë pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte. Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç,  banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.  Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.”