Vendosni fjalën kyçe....

Tre humbje jete në vend, 457 raste të reja me koronavirusin e ri


Tre qytetarë kanë humbur jetën së fundmi lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin zyrtar të viktimave që prej nisjes së pandemisë në 3410.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.

Nga 2738 testime të kryera janë gjetur 457 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 130 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.