Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Elvi Fundo: Deputeti i PS-së duhet të jetë në burg me ish-ministrin Koka për dëmin qindra milionë euro me koncesionin e inceneratorit të Tiranës


Gazetari Elvi Fundo ka publikuar dy dokumente lidhur me koncesionin e incenratorit të Tiranës, të cilat thotë se janë vetëm dy nga dokumentet që fundosin deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Ai shkruan se bëhet fjalë për dy dokumente që kanë dalë edhe më parë në media por që anashkalohen.

Teksa citon deputetin Bllako që ka deklaruar se është i pastër në historinë e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Fundo thekson se një nga dokumentet e publikuara bën përgjegjës deputetin, që duhet të jetë në burg bashkë me ish-ministrin Lefter Koka.

Bëhet fjalë për një komunikim mes Ministrisë së Mjedisit, ku Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, Ministrisë së Financave të drejtuar nga Ahmetaj e Bashkisë Tiranë.

Gazetari Fundo sqaron se ndërsa Bllako priste përgjige nga Ministria e Financave për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, i kërkon Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj që të miratojë procedurat koncesionare ende pa ardhur përgjigjia e Ministrisë së Financave.

“Pse deputeti socialist (ish LSI dhe ish PD) Alqi Bllako, duhet te jete ne qeli me Lefter Koken?

Ish-ministri i Mjedisit eshte ne burg per aferen e inceneratoreve. Alqi Bllako ka mbushur gjithe Tiranen se nuk ka firmosur asgje, eshte i paster ne te gjithe keto histori, megjithese ka qene sekretar i pergjithshem i Ministrise se Mjedisit dhe ka firmosur nje mal me shkresa. Une po sjell dy dokumenta te cilat jane treguar ne TV, por anashkalohen. I pari tregon nje pergjigje te ish-ministrit te Financave Arben Ahmetaj, sot zv/kryeminister. Pergjigja e tij e dates 2 mars thekson te merret mendim nga Keshilli i Qarkut, duke qene se nuk do financohej nga qeveria, por nga buxhetet lokale te bashkive te qarkut Tirane. Kjo shkrese e Ahmetajt vjen ne pergjigje te shkreses derguar nga Lefter Koka ne daten 21 shkurt. E sakte e qarte. Con shkrese nje ministri, pergjigjet tjetra.

Ministria e Mjedisit, pergjigjen e ka marre ne daten 03.03.2017 nje dite me pas.

Dokumenti i dyte eshte edhe qershia mbi torten e demokratit, te LSI-se, bere socialist me emrin Alqi Bllako. Dokumenti tregon se Bllako i ka cuar shkrese Bashkise Tirane, kryebashkiakut Erjon Veliaj, per miratimin e procedurave koncesionare, si pasoje e kerkeses qe ka bere ministria e Financave, vetem se E KA NISUR PERPARA se ti vinte pergjigja nga Ahmetaj. 

Shkresa mban daten 28.02.2017, pra te pakten tre dite perpara se Ahmetaj ti conte pergjigjen.

Pra Financat i thane ne 3 mars merr Mendim, ndersa Alqi e kishte kerkuar Miratimin 3 dite me pare duke theksuar se ishte kerkese e Financave, megjithse ata ende skishin kthyer pergjigje.

Ku e dinte Alqi 3 dite perpara c’do thoshin Financat?   

Qartazi duket se jane cuar kerkesa ne institucione paralelisht pa marre me pare miratimin e strukturave pergjegjese. Njehere del mendim, pastaj nga nje Bashki kerkohet miratim, te tjerat nuk e japin, koncesioni firmoset 31 gusht 2017. Nje lemsh procedurial per te shmangur ne finale pergjegjesine ligjore per dhenien me koncesion te inceneratorit te Tiranes me vlere 128 milione euro. Vlera totale shkon edhe disa qindra milione te tjera, keto para vijne nga pagesat e bashkive, pagesat e bizneseve private etj. Alqi Bllako nuk duhet te shetise ne parlament me mandat deputeti, por te jape pergjigje perpara drejtesise, per keto abuzime e shkelje te ligjit, konstatuar dhe firmosur tashme edhe nga KLSH dhe Auditi i Ministrise se Financave. Sa per pagesat per babain, rrogen per vellain ne kompanite ku jane pronare Klodi apo Mireli, ka me shume dite se kuleçe.”