Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me organizatë kriminale, fshihet pas fustaneve të Gridës e mustaqeve të Salianjit


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga Durrësit se Lulzim Basha ishte thirrur për të dëshmuar nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Gjatë prezantimit të kandidatit Ardian Muka për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ai tha se Basha u kap si mashtrues nën betim.

Berishës tha ndër të tjera se prokurorët belgë do i shkojnë deri në fund çështjes.

“Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri. Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge. Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues nën betim. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama ‘Toyota Yaris’ me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit.” – tha Berisha.