Vendosni fjalën kyçe....

Pas Kim, edhe Soreca reagon për incineratorët: Lufta kundër korrupsionit prioritet kryesore i BE-së dhe Shqipërisë


Pas zgjatjes së afateve të Komisionit Hetimor të Incineratorëve, ka ardhur reagimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Ai shkruan se lufta kundër korrupsioni është një nga prioritetet kryesore të BE-së dhe Shqipërisë për integrimin e kësaj të fundit.

Më herët një përshëndetje të ngjashme bëri edhe ambasadorja amerikane, Kim.

“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për incineratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.” – shkruan Soreca në Twitter.