Vendosni fjalën kyçe....

Isaac Herzog zgjidhet Presidenti i 11-të i Izraelit: Do jem presidenti i të gjithëve


Isaac Herzog është zgjedhur si presidenti i 11-të i Izraelit. Ai ka mposhtur Miriam Peretz me një rezultat historik pasi deputetët e plenumit të Knesset votuan masivisht për Herzog.

Siç shkruajnë mediet izraelite, 87 ligjvënës votuan për Herzog, ndërsa 27 votuan për Peretz. Ai do të zëvendësojë zyrtarisht Presidentin në ikje Reuven Rivlin muajin tjetër, me mandatin e tij shtatë-vjeçar që fillon në 9 korrik.

Nëse do të ishte zgjedhur Peretz, atëhere ajo do të bëhej gruaja e parë në postin e Presidentit të Izraelit.

“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve.”- tha Herzog pas votimit. “Për të dëgjuar çdo pozicion dhe për të dëgjuar çdo person.” Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të “urave të marrëveshjeve… brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në Diasporë”.

Sipas Herzog, “sfidat janë të mëdha dhe nuk duhet të nënvlerësohen. Është thelbësore të përpiqemi për plagët gjakderdhëse në shoqërinë tonë; ne duhet të mbrojmë pozicionin ndërkombëtar të Izraelit dhe emrin e tij të mirë midis kombeve; të luftojmë antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit; të mbrojmë shtyllat e demokracisë sonë”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përgëzoi Herzog për fitoren.

“Unë i uroj atij sukses të madh në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit. Falënderoj Miriam Peretz për kandidaturën e saj të nderuar dhe jam i bindur që ajo do të vazhdojë të kontribuojë në shoqërinë izraelite, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë jetës së saj.”-u shpreh Netanyahu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *