Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha hyri në zgjedhjet e pjesshme lokale i nxitur nga Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha po përpiqet të nxjerrë kandidatë kundra tij për zgjedhjet e pjesshme lokale i nxitur nga Edi Rama.

Berisha shtoi se Basha nuk hyri në 61 bashki për zgjedhje por hyri në 6 bashki pasi ashtu i tha Rama për të ndarë votat e opozitës.

“Thotë edhe aq pak vota sa tu marrë, e nxit Edi Rama. Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn. Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U ndala këtu thjesht për të sjellë në vëmendjen e të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita. Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare.”-tha Berisha në foltoren e Vaut të Dejës.