Vendosni fjalën kyçe....

“Furnizoni Ukrainën me fishekë”- Balla i përgjigjet Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, pozicioni i Shqipërisë është i qartë


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit i kërkoi qeverisë që të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Balla tha se gjuha shkon ku dhëmb dhembi dhe kujtoi tragjedinë e ndodhur në Gërdec në vitin 2008.

 “Deputeti parafolës tha nuk duhet të isha këtu. Mirë do ishte që i vetmi deputet non grata nga SHBA duhet të mos ishte në këtë sallë.

Sa i përket çështjes së fishekëve, natyrshëm që gjuha shkon gjithmonë ku dhemb dhëmbi. Bota e ka parë filmin ‘Qentë e Luftës’ dhe ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, pro falë drejtësisë së re që po shfaq angazhimin për ta hetuar uroj të gjendet pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekjeje në Gërdec dhe natyrshëm të gjendet si u shpërdoruan në gjithë këto vite të gjitha asetet e mbrojtjes së këtij vendi, përfshirë edhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë. Askush prej nesh s’ka kohë të merret me non gratën. Arsyeja pse doja që të flisja është një marrëveshje shumë e rëndësishme që kemi me KE, e cila mban në vetvete instrumentin kryesor në kuadër me bashkëpunimin me BE. Shqipëria në kuadër të këtij instrumenti ka bërë shumë punë.”- tha Balla.

Më pas ai shtoi se pozicioni i Shqipërisë në përplasjen Rusi-Ukrainë është i qartë dhe krah aleatëve të NATOS-s.

“Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe angazhimi i Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, bëri publik fillimin e punimeve në bazën ajrore të Kuçovës. Për ata që kanë fare pak haber nga projtja e dinë shumë mirë se pozicioni i saj është i qartë. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë, ka qenë i qartë qëkur ndodhi pushtimi i Krimesë dhe Rama në rolin e tij si president i OSBE-së që mori për të negociuar dhe sprapsur çdo lloj tentavive pushtimi në Europë.”– tha Balla.