Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi zbardh telefonatën me zëdhënësin e DASH-it: Më tha të kuptoj shume mirë


 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer bisedën telefonike me zv.ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer duke treguar se ai i kishte thë se e kuptonte atë më së miri.

Palmeri, tregon Kryemadhi i kërkoi që protesta të ishte paqësore.

Më tej Kryemadhi tregoi se ai ishte i disinformuar dhe mendonte se protestuesit kishin shembur kryeministrin.

“I kam thënë zotit Palmer, se Shqipëria është shndërruar në një vend ku lulëzon krimi i organizuar, është lavatrice e parave të drogës. I shpjegova që qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe janë përgjimet e prokurorisë që e vërtetojnë. Zoti Palmer tha; ‘të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër. Për mosdjegien e mandateve, ma kërkoi por unë i thash është mbyllur si proces. Zoti Palmer nuk e dinte se ishte prishur vetëm kërpudha në kryeministri, kujtonte se ishte shembur vetëm kërpudha. Nuk e dinte se ishte përdorur helme luftareke nga qeveria, por mendonin se i hodhën protestuesit“- u shpreh Kryemadhi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *