Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Koha e Teatrit të Kukullave përfundoi më 25 prill, kush do të ballafaqohet me mua do e ketë mundësinë shumë shpejt


Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit se është i gatshëm të përballet edhe me popullin e dy marsit.

Meta u shpreh para gazetarëve se të gjithë ata që do të duan të përballen me të, do e kenë mundësinë ta bëjnë këtë pas 24 prillit, datë kur përfundon dhe mandat i tij si president.

“Janë kurthe diletantësh e koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit.

Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt.”- tha Meta.
Presidenti ka komentuar edhe poezinë e cituar nga ai.

“Të shkosh në Korçë, të rrish me ata artista të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye.

E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me vargjet e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë.”- u shpreh Meta.

Vargjet për të cilat flet Meta që i recitoi në një video në Facebook: “Lumja ti moj Korçë lule që lë pas shoqet e tua/ Si trime në ballë u sule / Ta paçim përjet hua”.