Vendosni fjalën kyçe....

Gratë i çojnë Dumës këngë dhe lule në çaste të vështira – Basha: Mi nisni edhe mua ato SMS, se burrat mua më çojnë vetëm grushte dhe zjarr


Takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me gratë dhe vajzat e LDGSH-së u shoqërua dhe me çaste gazmore të shkëmbimit të batutave.

Në një moment gjatë bisedës, nënkryetarja e PD-së Grida Duma zbuloi se njëra nga gratë në momente të vështira i dërgonte lule dhe këngë.

“Nuk mund ta lë pa speficikuar vlerat që kemi këtu. Unë e di që prej secilën nga ju që nga një histori, një sakrificë familjare, e kam me pak merak ta bëj këtë prezantimin se cfarë vlerash kemi këtu. Gruaja është pjesa më e mirë e politikës, më fal kryetar ta them pa modesti. Jam mrekulluar, nuk e dija që kishte zonja që jetojnë akoma në Shqipëri. Të gjithë që më kanë shkruar më kanë thënë a do ta zgjerojmë drejt të vërtetës PD-në. Që duhet t’i mbajmë mend të gjitha kontributet është detyrë. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa kur gjen njerëz që vullnetarisht në opozitë. Kur e bëjnë gratë që kanë 1001 detyra është sakrificë. Unë mendoj që është edhe pak strategjike nga kryetari i partisë që e nis me zgjedhje të LDGSH. E di që përgjatë historisë, është përdorur dhe keqpërdorur imazhi i gruas. E dimë që është ngjyra në shoqëri. Në një grupim burrash pa një grua është e vështirë ta gjesh të bukurën reale.

Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më çon këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment por më dërgon ose një këngë klasike ose lule. Vetëm pozitivitet.”- tha Duma.

Në këtë moment Basha u shpreh pak xheloz për këtë, duke kërkuar t’ja dërgojnë edhe atij ato mesazhe sepse ai vetë merrte vetëm grushta dhe zjarre.

“Grida më fal që të ndërpres, mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.”- u shpreh Basha.