Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me gratë e vajzat: Seksizmi është bërë problem, PS-ja e Rama i përdorin gratë si kukulla, numra e fasadë


Kreu i PD-së Basha ka zhvilluar një takim me gra e vajza në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ai tha se PD-ja po lufton që të rikthejë zgjedhje e lira e të ndershme në vend.

Ai tha se PD është e përfaqësuar nga gratë në të gjitha nivelet dhe se do kenë edhe më shumë hapësira.

“Le ta themi haptazi se nuk është më koha për gjysmë të vërteta, e kemi lënë mbrapa kohën e gënjeshtrave të hipokrizisë. Seksizmi në shoqëri është kthyer në një problem të tmerrshëm në shoqëri, në veçanti për gratë e reja që duan të punësohen, për vajzat. I dhunës në familje që është produkt i varfërisë. Është shkatërruar mekanizmi i votës. Unë të jap votën po të largoj nëse nuk më qeveris mirë. PD po punon për të mundësuar rikthimin te zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet nuk bëhen për hir të zgjedhjeve, duhet ndryshuar vizioni. Çfarë vizioni ka PS-ja për gratë përveçse t’i përdorë si kukulla, si numra, si kuota. Çfarë vizioni keni dëgjuar nga ai që është ulur në karrigen e kryeministrit që i përdor ato si fasadë. ” – tha Basha.