Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët izraelitë u mësojnë peshqve të ngasin ‘makinën’ (Video)


 

Shkencëtarët izraelitë kanë ndërtuar një ‘mjet që drejtohet nga një peshk’ dhe pretendojnë se kanë stërvitur gjashtë peshq të artë për ta lëvizur atë. Ata thonë se eksperimenti tregon se si aftësitë e lundrimit mund të përkthehen midis mjediseve të ndryshme.

Studimi, i botuar këtë muaj në revistën ‘Behavioral Brain Research’, përfshinte vendosjen e peshkut në një rezervuar uji të lidhur me një robot me rrota që ishte i lidhur me një kamerë që gjurmon lëvizjen. Një program kompjuterik i zhvilluar për t’iu përgjigjur lëvizjes së tij drejt mureve të rezervuarit, më pas e zhvendosi mjetin në drejtimin përkatës.

Studiuesit nga Universiteti Ben-Gurion zbuluan se peshku i kuq arriti të manovronte automjetin rreth një dhome tre me katër metra në kërkim të një destinacioni të shënuar në këmbim të një shpërblimi ushqimor. Ata gradualisht u përmirësuan, ‘duke shmangur rrugët pa krye dhe duke korrigjuar pasaktësitë e vendndodhjes’, shkroi ekipi.

Peshqit ishin në gjendje të kryenin të njëjtën detyrë kur nisnin mjetin nga pika të ndryshme në dhomë, ose kur objektivi lëvizej. Provat zgjatën 30 minuta secila, disa nga peshqit arritën të gjejnë objektivat e tyre në më pak se një minutë.

Ekipi regjistroi numrin e herëve që peshqit arritën në objektivat e tyre, sa kohë iu deshën dhe largësitë e përshkuara.