Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet Superiorja, Skënderbeu ndal Laçin në Korçë


Skënderbeu e ka rinisur Superioren me barazim në sfidën e zhvilluar përballë Laçit në Korçë.

Sfida përfundoi barazim pa gola duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë e cila më shumë kënaq kundërshtarët e Laçit.

Ndërsa kjo pikë për Skënderbeun do thotë shumë për mbijetesë pasi shkëputet me një pikë nga Dinamoja e vendit të 8 që ka një ndeshje më pak por që sfidën e radhës e ka me Kukësin me pikë të barabarta me Laçin.