Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Ndihem i turpëruar nga skenat që ndodhën në selinë e PD-së me 8 janar


Nënkryetari i PD-së Alibeaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndihet i turpëruar nga ajo që ndodhi në 8 janar në selinë blu.

Ai tha se e gjitha kjo vjen nga një problem personal i ish-kryeministrit Berisha në marrëdhëniet e këtij të fundit me SHBA-në.

Sipas Alibeajt lëvizja e Berishës ka shfokusuar aksionin e PD-së në luftën e saj kundër regjimit të kryeministrit Rama.

“Ndihem i turpëruar që skena të tilla ndodhin në vitin 2022, brenda PD-së, në oborrin e saj. Ndodhi me aktorë politikë të PD-së që kurrë s’i kisha imagjinuar të arrinin në këtë pikë. Kjo tollovi e madhe s’ka asgjë politike në mes, por është thjesht një problem personal që i ka ndodhur zotit Berisha në marrëdhëniet që ai ka pasur dhe ka me SHBA-në. Ka dhe një gjë pozitive ardhja njerëzve pasi pashë që kishte nga ata që u distancuan. Distancimi i tyre është reflektim i brendshëm. Kjo është një nga gjërat e mira në atë që ndodhi më 8 janar.” – tha ai në emisionin Real Story në News24.