Vendosni fjalën kyçe....

‘Vlojnë’ gjobat në rrugë, pranga nëntë shoferëve


Nëntë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, gjashtë prej të cilëve pëqr drejtim mjeti në gjendje të dehur e tre të tjerë pasi u kapën në timon pa patentë.

14 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia Rrugore për një periudhëm gjashtëmujore si dhe janë ndëshkuar mg joba nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë të reja për mbajtjen e fëmijëve në vendet e para apo në timon.

Tetë drejtues mjetesh janë ndëshkuar me nga 20 mijë lekë të reja gjobë pasi janë kapur duke xhiruar gomat e makinës në ‘Bulevardin e Ri’, atë ‘Migjeni’ si dhe në sheshin ‘Nënë Tereza’.

10 drejtues mjetesh janë gjobitur me nga 40 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke bërë gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Durrës, te Unaza e Re apo në segmentin Liqeni i Thatë-TEG. Ndërkohë 24 drejtues mjetesh janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të reja për shkelje semafori.