Vendosni fjalën kyçe....

Kapet kanabis e tritol në kufirin me Greqinë, arratisen tre trafikantët


Një sasi prej rreth 45 kilogramësh kanabis e 2 kilogramë tritol është kapur në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas policisë, tre personat që po transportonin mallin janë arratisur.

Ata kanë përfituar nga mjegulla në zonë dhe janë futur në një pyll pranë fshatit Dritë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarja e kanë nisur operacionin për kapjen e të arratisurve.