Vendosni fjalën kyçe....

Shembje masive gurësh në rrugën nacionale Klos-Bulqizë, shoferët i largojnë vetë


Mëngjesin e kësaj të marte është vështirësuar qarkullimi në rrugën nacionale Klos – Bulqizë në vendin e quajtur Klos Katund.

Televizioni “News 24” raporton se masive të mëdhenj gurësh kanë bllokuar këtë aks duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Kanë qenë vetë këta të fundit që kanë dalë nga mjetet e tyre për të larguar gurët e mëdhenj që u kishin zënë rrugën. Si pasojë e gurëve në rrugë, qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes duke krijuar radhë të gjata.