Vendosni fjalën kyçe....

Kriza energjitike në Kosovë mund të zgjasë deri në prill 2022 – Zyra e Rregullatorit


Kriza energjitike në Kosovë pritet të zgjasë deri në muajin prill, sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në vend. Po kështu kjo zyrë ka paralajmëruar edhe rritjen e çmimit.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Kurti tha se vendi po kalon një krizë e cila është shkaktuar nga faktorë të jashtëm e të brendshëm. Si faktor të jashtëm ai përmendi rritjen e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa ndër faktorët e brendshëm ai theksoi korrupsionin në privatizimin e sektorit me një çmim ‘qesharak’ si dhe mungesën e vizionit për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Kurti tha se zgjidhjet ishin kufizimi i energjisë ose rritja e çmimit duke theksuar se për momentin situata është nën kontroll.