Vendosni fjalën kyçe....

‘Boeing’ e ‘Airbus’ japin alarmin për aktivizimin  e 5G në aeroporte: Na rrezikon seriozisht


Prodhuesit e aeroplanëve Boeing dhe Airbus kanë ritheksuar paralajmërimet e tyre se sinjalet e telefonave celularë 5G mund të kërcënojnë aftësinë e avionëve për të fluturuar në mënyrë të sigurtë në zona me shikueshmëri të ulët.

Drejtorët ekzekutivë të të dy prodhuesve të avionëve paralajmëruan Sekretarin Amerikan të Transportit Pete Buttigieg se përpjekja për të përdorur radion për të matur lartësinë e avionëve të tyre – pajisje që lejojnë pilotët të ulen në pistë edhe kur ka dukshmëri të ulët dhe varen vetëm nga sinjalet e radios për të matur lartësinë – do të bëhej e rrezikshme nëse jo e pamundur nëse planifikohet aktivizimi i 5G.

Shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun dhe CEO i Airbus, Jeffrey Knittel iu lutën administratës Biden këtë javë që të vononte përhapjen e 5G në spektrin C-Band, duke përmendur një ‘ndikim të madh negativ në industrinë e aviacionit’.

Administrata Federale e Aviacionit u ka thënë më parë linjave ajrore se ndërhyrja e mundshme me lartësimatësit e radios nga transmetuesit e celulare në valën C-Band do të kërkonte që agjencia të ndalonte pilotët që të mbështeteshin në instrumentet për të vlerësuar lartësinë. Vlerësohet se kufizimet mund të shkaktojnë vonesa, anulime ose devijime deri në 4% të fluturimeve në SHBA.

Komisioni Federal i Komunikimeve ka argumentuar se nuk ka asnjë problem real me lartësimatësit e radios, dhe AT&T dhe Verizon, ofruesit kryesorë të sinjaleve 5G, janë zotuar të zvogëlojnë ose kufizojnë fuqinë e rrjeteve të tyre.