Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Sot nis zbatimi i vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Bashës do t’i çohet shkresa për shkarkimin


Në konferencën e sotme në selinë blu,  ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pas diskutimeve të shumta, sot nis puna për zbatimin e vendimeve të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Zonja dhe zotërinj, sot Komisioni i Përkohshëm i drejtimit të PD-së pas diskutimesh të gjera, ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të Rithemelimit të PD-së. Gjer më datën 22 Mars, të gjitha strukturat e kësaj partie duhet në përputhje me dnryshimet statutore, të ushtrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, në të cilat ata do vendosin me votën e lirë, për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive, por pasioni, energjia e demokratëve është më e madhe se kurrë.

Duke u angazhuar në këtë proces të një rëndësi jetike, demokratët e Shqipërisë janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm të një rëndësie jetike për fatin e demokracisë në Shqipëri të shoqërisë në tërësi ndaj dhe ata mbeten të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë.”– tha Berisha.

Po ashtu ai shtoi se Lulzim Basha është njoftuar zyrtarisht mbi vendimin e referendumit për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i partisë.

“Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit siç ishte referendumi i datës 18. Dhe ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit për të cilin vendosën 4446 delegatë të Kuvendit të thirru nga anëtarësia në 11 dhjetor 2021.

Si një akt protokollar dhe jo detyrim-sepse detyrimi e shpall para të gjithë shqiptarëve deputeti Basha do ti dërgohet një shkresë ku do t’i komunikohet, njoftohet me shkrim për këtë vendim ndërkohë për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, 44 mijë të rinj e reja burra e gra, që votuan më datën 18 dhjetor, për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj.

Pra, vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos mendojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë të mbajtur ndonjëherë. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për ta zbatuar këtë vendim”- deklaroi Berisha.