Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kam refuzuar oferta për heqjen e non grata-s me lobim


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se ka refuzuar oferta për të hequr non grata-n me lobim.

Ai tha se gjithashtu, ka refuzuar oferta për të hyrë në heshtjepër të lehtëuar familjarët.

Më tej ish-kryeministri tha se lëvizja që ka ndërmarrë e ka penguar në punën e tij pasi i kushton kohë pasi ishte duke shkruar vëllime dhe dokumente do të bënte betejën me mbrojtjen e dinjitetit.

“Oferta për të hequr këtë (non grata-n) nëpërmjet lobimit se s’ka asgjë në të. Jo. Kam refuzuar oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët. Jo. Kam refuzuar. Kam refuzuar oferta, kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E ke dëgjuar kur flet për fëmijët? Gjërat mund të shkojnë të Thesari etj. Le të shkojnë te Thesari. Dëgjoja një zëdhënës të tij në studio, para Kuvendit Basha do të nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Dhe ai tregonte labirinthet e zeza nga të cilat del ai që thoshte një gjë të tillë. Pra, unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, s’ka lidhje fare kjo me non grata-n time. Lëvizja që kam ndërmarrë më ka penguar në punën time. Sepse më kushton kohë nga mëngjesi e deri në darkë. Unë po shkruaja edhe vëllime, edhe dokumente, dhe do të bëja atë betejë që më takonte të bëja në mbrojtje të dinjitetit tim. Por nuk kam hequr dorë”-u shpreh Berisha.