Pasi dekretoi kthimin në Kuvend të ligjit të ‘Buxhetit 2022’, presidenti Meta ka shkruar në Facebook se buxheti nuk është transparent.
Po kështu kreu i shtetit thekson se deri tani qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit 383.5 milionë euro.
Meta shton se detyrimi do paguhet me taksat e qytetarëve por nuk ka asnjë sqarim kur dhe si.
“Buxheti 2022” NUK ËSHTË TRANSPARENT. 385.5 MILION EURO ka humbur Qeveria në Gjykatën e Arbitrazhit. Detyrimi do paguhet me taksat e qytetarëve, por ZERO sqarime kur dhe si.” – shkruan Meta.