Vendosni fjalën kyçe....

‘Efektet anësore’ të vaksinës mund të jenë në të vërtetë vetë Covid, paralajmëron studimi


Simptomat e hershme të Covid-19 pasqyrojnë efektet anësore të vaksinës, sipas një studimi të fundit që paralajmëron njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke, lodhje ose temperaturë pasi kanë bërë një vaksinë, të supozojnë se janë infektuar, të testohen dhe të izolohen.

Gjetjet, të publikuara javën e kaluar në revistën e ‘eClinical’, tregojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të treguar nëse simptomat janë nga sëmundja ose një reagim negativ ndaj vaksinës, përveç nëse bëhet një test shqyrtimi. Studiuesit në ‘King’s College’ në Londër kanë ngritur shqetësime se të vaksinuarit së fundmi mund të përhapin pa dashje virusin.

Sipas Agjencisë Rregullatore të Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (MHRA), më shumë se një në 10 njerëz mund të pësojnë reagime të vogla negative ndaj vaksinave  dhe studiuesit zbuluan se 1% e 362,770 njerëzve që raportuan simptoma në javën pas vaksinimit kishin Covid-19.

Studimi u bazua në të dhënat nga ata që u vaksinuan me Pfizer dhe AstraZeneca midis dhjetorit 2020 dhe majit 2021.

Për shkak të rrezikut më të lartë të transmetimit në komunitet, studiuesit paralajmërojnë se është më e rëndësishme se kurrë të kontrollohet nëse simptomat pas vaksinimit janë në fakt për shkak të Covid-19. Ata vunë në dukje se imuniteti ndaj virusit nuk ndodh menjëherë pas vaksinimit.

Për të identifikuar dallimet midis infeksioneve të hershme Covid dhe efekteve të mundshme anësore të vaksinës, shkencëtarët përdorën modele kompjuterike për të shqyrtuar rreth 28 simptoma të lidhura me sëmundjen. Ata gjithashtu analizuan tre simptoma kryesore klinike të theksuara nga NHS: temperaturë e lartë, kollë e re e vazhdueshme dhe humbje/ndryshim në shqisën e nuhatjes.