Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet Bardhit: Revolucioni s’ndalet me falsifikime, nesër shkëpusim përfundimisht PD-në nga pazaret Rama-Basha


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Bardhi, pas deklaratave të këtij të fundit se 69% e delegatëve kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Përmes një deklarate për shtyp Berisha thekson se revolucioni nuk ndalet me falsifikime.

Ai thekson se askush nuk e ndal dot vullnetin e mijëra delegatëve demokratë për të marrë pjesë në atë që e quan kuvendi i rithemelimit të partisë duke e shkëputur njëherë e mirë PD-në nga pazaret Rama-Basha.

“Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise. Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion! Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve! Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!” – thuhet në deklaratën për shtyp.