Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kërkoj sot falje për të gjitha përgjegjësitë e fajet tona


Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë që ka patur kjo forcë politike, që i kanë mundësuar “regjimit” ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë.

Sipas Bashës, PD do jetë e fortë dhe e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.

Kryedemokrati tha gjithashtu se PD-ja është e fortë, e bashkuar dhe nuk do ndalet në misionin e saj deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kretari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë e bashkë me këtë zotohem para jush në këtë ditë të shenjtë, ditën e rinisë e të lirisë se PD është në këmbë, PD është e fortë, PD ka ditur dhe do dijë të qendrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar se ne kemi një mision: lirinë demokracinë, Shqipërinë si gjithë Evropa, e kemi marrë nga dhjetoristët e nuk e dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet.”- u shpreh Basha.