Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca njofton konferencë për mediat: Japim qëndrimin e Presidentit mbi vendimin e Kushtetueses për 30 qershorin



Pasditen e sotme Presidenca pritet të bëjë publike qëndrimin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka ftuar sot mediet të marrin pjesë në një Konferencë për Mediet për të mësuar qëndrimin e institucionit, edhe pse nuk përcakohet nëse do të jetë vetë Presidenti apo këshilltarët e tij. Konferenca do të nisë në orën 17:00.

“Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.”- shkruan Blushi.