Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet fotoja e rrallë e Sali Berishës me Enver Hoxhën


Është publikuar për herë të parë fotoja e Sali Berishës gjatë një ceremonie private në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.

Fotoja është publikuar nga botuesi i Gazeta TemA, Mero Baze i cili e përshkruan Berishën si “pasardhësi më besnik i Hoxhës, sidomos në luftën kundër pranisë amerikane në Shqipëri”.

Ju kërkoj ndjesë që po postoj një foto të Enver Hoxhës, por nuk i ndaja dot. Është pasardhësi më besnik i tij në shumë drejtime, por sidomos në luftën kundër pranisë amerikane në Shqipëri.”-shkruan Baze.

Fotoja është në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës. Në mur mund të dallohet edhe një portret pikturë të Nexhmije Hoxhës dhe momenti kur Enver Hoxha ka hyrë në holl t’i përshëndesë.

Berisha shihet i buzëqeshur teksa diktatori Hoxha përshëndet me “grushtin komunist”.

Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha e komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar ku tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.

Çështja e dekomunistizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është më e thellë. Në Çeki, Hungari, ndarja me komunizmin është bërë me ligj. Këtu kanë dështuar. Ajo që mund tju konfirmoj është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndjekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për dekomunistizimin. Më mirë vonë se sa kurrë”, tha Basha.

Për foton ka reaguar edhe ish-mjeku personal i Enver Hoxhës në ato kohë duke treguar rrethanat në të cilat është shkrepur.

“Në foton ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha në ecje  e sipër dhe njëkohësisht  Dr Berisha në sfond, ky ka qenë aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me të ftuarit e tjerë nga Liljana dhe i shoqi në ambientin familjar të shtëpisë se tyre në Bllok thjesht për urim, për ti uruar ditëlindjen e saj.

Koincidoi që  Enveri me të shoqen erdhën gjithashtu në atë moment për të uruar të renë”-shkruan në reagim Kalo, përcjellë nga Gazeta TemA.

Kalo thotë se Berisha ka njohje personale me të renë e Berishës, Liljanën e cila ka qenë kryeredaktore në revistën “ Shkenca dhe Jeta” në të cilën Berisha ishte anëtar aktiv i kolegjiumit.

Arsyeja e prezencës se Dr.Sali Berishës në to, ka qenë kryesisht njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën e cila ishte aso kohë kryeredaktore e revistës se atërheshme “Shkenca dhe Jeta”, në të cilën Dr.Berisha ishte njëri prej anëtarëve aktiv të kolegjiumit”-vijon në reagim Kalo./Hashtag.al