Vendosni fjalën kyçe....

Manja: Kemi goditur dy raste korrupsioni në Kadastrën e Durrësit e Doganën e Korçës, qytetarët të denoncojnë


Ministri i Drejtësisë Manja ka thënë sot se Njësia Antikorrupsion e institucionit që drejton ka goditur dy raste të korrupsionit në Kadastrën e Durrësit dhe Doganën e Korçës.

Ai përmendi tre raste në Kadastrën e Durrësit, lidhur me lejet e legalizimit dhe një rast në Doganën e Korçës ku një punonjës është futur në punë me dokumente të falsifikuara.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet ku ju kërkohet ryshfet.

“Në Kadastrën e Durrësit ka përfunduar hetimi për tre raste po edhe në zyrat e tjera vendore njësia antikorrupsion po trajton rastet. Dy rastet e para kanë të bëjnë me lejen e legalizimeve duke mos respektuar kërkesat sipas ligjit. Rasti i tretë është edhe më flagrant, është printuar leja e legalizimit dhe më pas janë printuar dokumentet që shoqërojnë lejen. Rasti tjetër ka të bëjë me Doganën e Korçës ku një nëpunës i administratës është bërë pjesë er Doganës me dokumente shkollore të falsifikuara. Përveç tij ne kemi një kallëzim edhe ndaj noterit që ka përgatitur dokumentet. Rasti i fundit ka të bëjë me DPSHTRR ku kemi kallëzuar një rast të pastër të ryshfetit në sportel. Mos hezitoni të denonconi rastet ku ju kërkohet ryshfet.” – tha Manja.