Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me breshëri autobusi me nxënës në Kosovë, 3 viktima


Dy nxënës të mitur e shoferi i autobusit që po transportonte nxënës kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kosovë pas të shtënave me breshëri automatiku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Nga të shtënat kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës, një djalë e një vajzë.

Ndërkohe dy nxënës të tjerë janë shtruar në spital dhe për momentin janë në gjendje të qëndrueshme. Sipas dëshmive të nxënsëve të mitur që kanë qenë brenda autobusit, një person i maskuar ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin.” – thuhet në deklaratën paraprake e policisë për ngjarjen.