Vendosni fjalën kyçe....

Fauci: Me kalimin e kohës po mësojmë më shumë mbi efikasitetin e vaksinave, mund të duhen doza çdo 6 muaj


Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci tha se ‘udhëzimet’ lidhur me të qenit ‘i vaksinuar plotësisht’ kundër Covid-19 së shpejti mund të ndryshojnë, në varësi të ‘shkencës’.

Duke u shfaqur në CNN të dielën, Fauci u pyet nëse së shpejti do të kërkoheshin doza përforcuese që dikush të konsiderohet plotësisht i vaksinuar. Edhe pse nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë po ose jo, eksperti infektiv tha se administrata aktuale është e hapur për të.

“Ne do ta ndjekim atë me shumë kujdes,” tha Fauci, duke shtuar se administrata e Joe Biden ‘mund të modifikojë udhëzimet’ për atë që përbën të qenit plotësisht i vaksinuar, bazuar në efektet e qëndrueshme të dozave.

“Nuk e dimë tani, duhet të jemi krejtësisht transparentë dhe të sinqertë.” – tha ai.

Me kalimin e kohës ne mësojmë gjithnjë e më shumë rreth mbrojtjes dhe  përkufizimi i qenit ‘i vaksinuar plotësisht’ mund të ndryshojë, theksoi Fauci.

Ata që marrin dy doza të vaksinës Pfizer ose Moderna ose një dozë të Johnson & Johnson konsiderohen aktualisht të vaksinuar plotësisht, por sipas Fauci, ata që kanë bërë Pfizer e Moderna duhet tashmë të marrin përforcues pas gjashtë muajsh ndërsa ata që kanë bërë Johnson & Johnson pas dy muajsh.

“Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim të dhënat sepse tani teksa i nxisim njerëzit, ajo që po bëjmë është t’i ndjekim ata dhe të do të shohim se cila është qëndrueshmëria e kësaj mbrojtjeje.”

Nëse qëndrueshmëria nuk është në nivelin e duhur, shpjegoi Fauci, njerëzit mund të kenë nevojë të bëjnë injeksione çdo gjashtë muaj deri në një vit.