Vendosni fjalën kyçe....

Noka përplaset me Bardhin për zyrën e protokollit, numri dy i PD-së: Të ftoj ta vizitosh nesër


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi dhe deputeti Flamur Noka kanë debatuar me njëri tjetrin mbi zyrën e protokollit në selinë blu.

Deputeti Noka gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” deklaroi se në PD-në nuk ka zyrë të protokollit duke iu referuar edhe deklarimeve të punonjësve të partisë në tatime.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Bardhit drejtpërdrejt në emision duke kundërshtuar pretendimet e Nokës dhe mbrojtur qëndrimin se në selinë blu është një person që merret me protokollimin e shkresave.

Debati:

Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi institucion i ligjshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mund t’i çoj t’i verifikojnë ata.

Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë këtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë institucion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identike me atë të 2009-ës.

Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokartët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.
Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.

Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.

Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qershor me detyrën e specialistes së protokollit.

Gazetarja: Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?

Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.

Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dash dialog në Kuvfend do të kishte ndjekur procedurn që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nëse dikush e dëmton atë interes rregullat e statut do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto momente është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi 2 muaj që mëremi me njëri-tjetërin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.