Vendosni fjalën kyçe....

Apple më në fund do lejojë që të rregulloni vetë iPhone


Apple më në fund u është dorëzuar përdoruesve që kërkojnë ‘të drejtën për të riparuar’, duke i lejuar pronarët e iPhone, MacBooks dhe pajisjeve të tjera të ndërhyjnë me pajisjet e tyre elektronike në shtëpi në vend që t’i çojnë ato në qendra shërbimi shumë të shtrenjta.

I quajtur ‘Self Service Repair’, funksioni do të nisë ‘në fillim të vitit të ardhshëm’ në SHBA përpara se të zgjerohet në vende të tjera. Rreth 200 pjesë pritet të jenë në dispozicion, së bashku me udhëzimet se si t’i zëvendësohen.

Fillimisht, kompania do të ofrojë riparime për iPhone 12 dhe 13, e më pas do të vijnë Mac me çipa M1. Përdoruesit do të jenë në gjendje të zëvendësojnë ekranin, baterinë dhe kamerën e telefonave – disa nga pjesët më të hershme që pushojnë së funksionuari, duke përdorur pajisje origjinale nga kompania.