Vendosni fjalën kyçe....

Taçi flet për vrasjen e Artan Santos: Jam thirrur në prokurori, azerët nuk e fajësonin bankën e tij


Rezart Taçi në një intervistë për Top Story në Top Channel ka treguar se pas vrasjes së bankierit Artan Santo është thirrur në prokurori jo si i akuzuar, por si person në dijeni.

Taçi tha se Santo nuk ishte i përfshirë në konfliktin mes tij dhe azerëve për 75 milionë dollarët me të cilat u ble ARMO. “Në bankën e tij depozitonim shuma të ndryshme parash” – tha Taçi.

Taçi tha se as azerët nuk e fajësonin Santon për lëvizjen e parave përmes bankës së tij.