Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku zhvillon takime me banorët e Tiranës: Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve duke u marrë me opozitën


Deputetja e PD-së, Jorida tabaku, këtë të shtunë ka zhvilluar disa takime me qytetarë të ndryshëm në rrugët e kryeqytetit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” disa foto, ku shprehet se hallet hallet e shqiptarëve janë të shumta, duke filluar nga rënia e konsumit dhe të ardhurave.

Por sipas saj, këto problematika nuk zgjidhen duke u marrë me opozitën.

“Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.

Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke u marre me Opoziten.

Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.”- shkruan Tabaku.

Ajo shton se qytetarët i kanë thënë se kërkojnë një opozitë që flet për hallin e tyre. Sipas Tabakut, rruga e shpëtimit është ndarja e pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë.

“Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro Nini Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë!

Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!

Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.

Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë.”- shkruan deputetja.