Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Vendimet e Bashës janë anti-statutore, s’mund të marrë vendime personale


 

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një intervistë për emisionin “Frontline” deklaroi se vendimet e Kryetarit Basha për përjashtimet janë antistatutore.

Sipas Vokshit, Basha nuk mundet të marrë vendime personale paçka se është drejtues.

Ajo përmendi si vendime përjashtimin e Berishës, Nokës dhe Luan Baçit.

Unë mendoj që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, PD është e vetmja forcë politike e madhe që mbetet në opozitë për të tretin mandate. Kjo ka sjell dëshpërim, te shumë demokratë që kanë kaq vite që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në PD. Pas datës 25 prill demokratët prisnin që gjërat të ndryshojnë. Ka humbur besimi te PD si një forcë që do të vijë shpejt në pushtet. Menjëherë pas zgjedhjeve ndodhën edhe vendimet e tjera që unë personalisht i kam kundërshtuar. Një vendim i zotit Basha për përjashtimin e Berishës, që na u komentua grupit parlamentar që prisnim prej 2 orësh për të hyrë në brenda. Kjo është anti-statuor. Sepse nuk u mor vendimi i strukturave. Zoti Basha me të vërtetë është drejtues, por s’mund të marrë vendime personale e t’i bëj me dije. I tillë është përjashtimi i Sali Berishës, pezullimi i Flamur Nokës, vetëm pse tha mendimin e tij të lirë. Po ashtu është dhe shkarkimi i Luan Baçit, që ishte pro Berishës”—tha Vokshi.