Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk ndjek foltoret e Berishës, jam i detyruar të dëgjoj dhe respektoj Bashën


Kreu i Qeverisë, Edi Rama, gjatë një interviste në Report TV u pyet dhe nëse e ndjek situatën më PD dhe “foltoret” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama tha se nuk i ndjek foltoret e ish-kryeministrit por shtoi se respekton Lulzim Bashën si kryetar të PD.

“Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores“,-tha Rama