Vendosni fjalën kyçe....

Fqinjët përplasen me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre nxjerr kallashnikovin, arrestohet 52-vjeçari në Gramsh


Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes fqinjëve, duke shmangur kështu edhe ndonjë tragjedi të mundshme.

Mësohet se një sherr mes dy komshijve në Gramsh për pak degjeneroi në përdorimin e armëve.

Një person me inicialet G.H., kërcënoi se do ta vriste me armë fqinjin me inicialet H.A., duke nxjerrë edhe një armë.

Mirëpo pas ndërhyrjes së policisë, ai u vu në pranda ndërsa iu sekuestrua edhe arma tip kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjetë dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.