Vendosni fjalën kyçe....

Balliu poston videon: Basha po zbaton udhëzimet e Ramës, largoi Berishën siç ia kërkoi


Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka shkruar sot se kreu i PD-së, Basha po zbaton udhëzimet e kryeministrit Rama.

Ai i referohet deklaratave të kreut të qeverisë gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, i cili pohonte se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Bashën me kusht që ky i fundit të ndahej nga Berisha.

“Lulzim Basha po zbaton udhëzimet e Edi Ramës. Rama i vuri kusht Bashës që të largonte Sali Berishën që të bashkëpunonte me të dhe Basha bëri siç i thanë.  Tradhëtoj Sali Berishën dhe demokratët dhe tani është pjesë e pushtetit të Ramës.” – shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.