Trupi i gjyqtarëve të çështjes kundër Erion Veliajt janë tërhequr për vendim pas rreth 7 orësh seancë.
Sot u zhvillua seanca për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.