Vendosni fjalën kyçe....

Policia nxjerr pajisjen inteligjente në mbrëmje në rrugët e Tiranës, ‘kap’ 310 drejtues mjetesh


310 drejtues mjetesh janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.

Gjatë mbikëqyrjes ku është përdorur edhe pajisja inteligjente, janë kapur 122 drejtues mjetesh të cilët, përveç shpejtësisë tej normave, ishin duke përdorur celularin në timon ndërsa 69 të tjerë janë kapur pa rrip sigurimi.

Policia rrugore njofton se do e përdorë pajisjen inteligjente në intervale të shkurtra në rrugët e Tiranës  për monitorimin e trafikut.