Vendosni fjalën kyçe....

Asparagë kartoni, sanduiçe të rreme – Mediat britanike akuzohen se po trazojnë publikun për raftet bosh në supermarkete


Ndërsa agjencitë britanike të lajmeve vazhdojnë të raportojnë për raftet bosh të supermarketeve, fotokopje prej kartoni me perime dhe sanduiçe të rreme janë parë në raftet e disa supermarketeve.

Raftet bosh në supermarketet britanike kanë qenë një temë e zakonshme në shtyp këtë vit, me Brexit-in që shpesh përmendet si shkak.

Kohët e fundit, gazetat britanike kanë treguar se supermarketet kishin përdorur fotokopje prej kartoni për të fshehur raftet bosh të frutave dhe perimeve. Pamjet e shpërndara në internet, duke përfshirë ftokopje të asparagut në një dyqan Tesco dhe kuti sanduiçësh të rreme, shërbyen si dëshmi për mediat.

Ndërsa shumë pranojnë se ka pasur probleme të reja pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, disa kritikuan mediat dhe ‘frikësimin’ që po i bëjnë publikut.

Shumë përdorues të mediave sociale gjithashtu pohuan se ata kurrë nuk kishin parë ndonjë dëshmi të rafteve bosh të supermarketeve.