Vendosni fjalën kyçe....

Sula thirrje Berishës të shpëtojë PD-në: Po bën një gabim mjaft të madh, duhet të bësh sakrificë sublime


Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i ka bërë thirrje Sali Berishës të shpëtojë Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ai tha se nisma që ka marrë ish-kryeministri është një gabim mjaft i madh.

Sipas Sulës, Berisha duhet të bëjë sakrificë sublime për partinë të cilën e rriti bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

“Ky është një gabim mjaft i madh i zoti Berisha. Ai duhet të bënte sakrificë sublime për PD-në. Kjo parti është si fëmija e tij që e ka lindur e rritur bashkë me të tjerë. T’i gjuash kësaj partie me gurë, me hunj, me antitank, kjo është e gabuar. Gjërat të këtilla duhen zgjidhur brenda shtëpisë. Është detyrë e Berishës ta shpëtojë PD-në, të mos e çojë drejt greminës. Basha ka përballë një person që nuk i respekton rregullat e lojës” – tha Sula.