Vendosni fjalën kyçe....

Shantazhonte një grua, arrestohet 40-vjeçari me 3 identitete në Orikum


Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 40-vjeçar nga fshati Tragjas i Orikumit, i cili akuzohet se ka shantazhuar një grua të cilës i kërkonte një shumë parash.

Kjo e fundit e ka denoncuar 40-vjeçarin në polici, i cili mesa dukej kishte tre identitete. Policia jep për të inicialet A. Xh. alias R. R. alias E. R.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.”- thuhet në njoftimin e Policisë.