Vendosni fjalën kyçe....

Policia britanike: Vrasja e deputetit konservator ishte terrorizëm


Vrasja e deputetit konservator Sir David Amess po trajtohet si një incident terrorist nga policia.

David Amess u godit me thikë disa herë në takimin e tij elektoral në një kishë në Essex të Premten. Policia Metropolitane tha se ekziston një lidhje potenciale me ekstremizmin islamik.

Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje dhe policia tha se nuk po kërkonte askënd tjetër për vdekjen.

Si pjesë e hetimit, oficerët po kryejnë kërkime në dy adresa në zonën e Londrës. Forcat besojnë se burri ka vepruar vetëm, por hetimet për rrethanat e incidentit po vazhdojnë.

Burimet qeveritare i kanë thënë BBC -së se i arrestuari është një shtetas britanik me origjinë somaleze.

Politikani 69 vjeçar po mbante një takim elektoral të Premten – ku votuesit mund të takojnë deputetin e tyre dhe të ndajnë me të shqetësimet e tyre – në momentin kur u sulmua.

Oficerët kundër terrorizmit po punojnë me Policinë e Essex dhe Njësinë e Operacioneve të Specializuara të Rajonit Lindor.

“Sulmi me thikë në Leigh-on-Sea është deklaruar sonte si një incident terrorist, me hetimin e udhëhequr nga Policia kundër Terrorizmit.”– ka njoftuar policia. “Hetimet fillestare kanë zbuluar një motiv të mundshëm të lidhur me ekstremizmin islamik.”

Oficerët po bëjnë apel për këdo që ka ndonjë informacion ose me pamje nga kamerat e sigurisë, apo video celulari, të kontaktojë me ta.