Vendosni fjalën kyçe....

Rama e përsërit: Shqipëria do i ketë satelitët në orbitë, madje shumë shpejt


Kreu i qeverisë përsëriti sot deklaratën e djeshme të bërë në parlament, se Shqipëria do ketë satelitët e saj në orbitë.

Rama e bëri deklaratën në dyert e selisë së PS-së pas përfundimit të takimit me kryesinë e partisë.

Sipas kryeministrit, vendi do i ketë shumë shpejt satelitët, që do shërbejnë për kontrollin e territorit e luftën ndaj trafiqeve të paligjshme e krimit të organizuar.

“Shqipëria do i ketë satelitët e saj dhe shumë shpejt madje. Qeshni. Sot nuk ka nevojë të jesh shumë i zhvilluar për të pasur satelitë. Ato dio jenë shumë shpoejt në funksion dhe na duhen për të kontrolluar territorin, dërtimet pa leje, trafiqet e paligjshme, krimin e organizuar, sigurisht nuk na duhen për qëllime ushtarake.” – tha Rama.