Vendosni fjalën kyçe....

OBSH zgjedh grupin e ri që do çojë në Kinë: Ky mund të jetë shansi i fundit për të gjetur origjinën e koronavirusit


Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se me ngritjen e grupit të ri të punës, mund të jetë shansi i fundit për të gjetur origjinën e Covid-19.

OBSH ka emëruar 26 ekspertë për t’u bashkuar me trupin e Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago).

Pasi ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kur virusi u zbulua në qytetin kinez Ëuhan, pyetja se si u shfaq për herë të parë mbetet e paqartë.

Ekipi i ri do të marrë parasysh tezën nëse virusi kaloi nga kafshët te njerëzit në tregjet në Ëuhan ose nëse rrjedh nga një aksident laboratorik. Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së fluturoi për në Kinë për të hetuar origjinën e virusit dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta mund të kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë punë për ta vërtetuar.

Por drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se hetimi ishte penguar nga mungesa e të dhënave dhe e transparencës nga Kina. Anëtarët e propozuar të grupit Sago përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Përveç koronavirusit, Sago gjithashtu do të shikojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Të kuptuarit se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes.”– tha Dr Tedros, citon BBC.

Në një editorial të përbashkët në revistën Science, Dr Tedros dhe zyrtarë të tjerë të OBSH -së thanë se teoria se virusi erdhi nga një aksident laboratorik “nuk mund të përjashtohet”.

Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH -së, tha se puna e Sago mund të jetë “shansi i fundit për të kuptuar origjinën e këtij virusi”.