Vendosni fjalën kyçe....

Çaste romantike mes Boris Johnsonit dhe gruas së tij gjatë Konferencës së Konservatorëve (FOTOT)


Kryeministri britanik Boris Johnson mbajti ditën e djeshme një fjalim plot batuta në Konferencën e partisë së tij të mbajtur ditën e djeshme në Manchester.

Por duket se një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë ai kur puthi plot pasion gruan e tij, Carrie.

Ajo e shoqëroi atë para fjalimit të tij 44-minutësh, ku ai sulmoi me forcë udhëheqësin e laburistëve, Sir Keir Starmer. Një moment që mesa duket ka mbushur dhe faqet e para të gazetave të ditës së sotme.

Carrie e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me kryeministrin, ishte e veshur me një fustan të kuq me mëngë të gjata dhe i gjatë deri në fund të këmbëve.

Gjatë fjalimit të tij, Johnson përmendi titanët e partisë së tij Maggie Thatcher dhe Sir Winston Churchill ndërsa premtoi se do të luftonte për të gjithë britanikët-në Veri dhe në Jug.

Johnson mori lavdërime për punën e “palodhshme, të pamposhtur, të pabesueshme” të Kujdesit Kombëtar Shëndetësor si dhe mbrojtjen ndaj bankierëve, sektorit privat dhe kapitalizmit.

Por ai paralajmëroi se do të vijnë kohë të vështira në misionin e tij për të përmbushur premtimet e Brexit, siç janë pagat më të larta dhe punët më të mira.

Ai u bëri thirrje britanikëve të me fjalët e Churchillit drejtuar kabinetit të tij: “Njeriu është shpirt”.