Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Nuk ka shans që Berisha të rikthehet, duhet ta kishte bërë lëvizjen para zgjedhjeve


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi në emisionin “Open” në Top Channel se nuk ka shanse që Berisha të rikthehet në krye të PD-së.

Por ai theksoi se nëse tani fiton linja Berisha atëherë ai do largohet nga Partia Demokratike.

“Basha ka thënë që nuk do të ketë një Kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit. Nuk shoh shanse për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë PD-së. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa.- tha Gjekmarkaj.